Serbi mashtron shqiptarin, i merr 1800 euro pasi i premtoi se…

Një serb ka mashtruar një shqiptar duke i marrë kështu 1 mijë e 800 euro për rregullimin e dokumenteve. Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe dërgur në mbajtje. Ngjarja ka ndodhur të premten në Lipjan, shkruan Express.

Kështu njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh që lëshon çdo ditë.

Në bazë të këtij raporti, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar/shtetas i Serbisë, i cili kishte mashtruar në emër të rregullimit të disa dokumenteve viktimën mashkull K/Shqiptar, në shumën prej 1.800 Euro. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport.