Salah “nderon” Liverpoolin, skuadra e Klopp është e pathyeshme (VIDEO)

Liverpool vijon rrugën e fitoreve në Premier League, duke ruajtur ecurinë perfekte për të rrëmbyer kreun e renditjes së kampionatit me pikë të plota. Skuadra e Jurgen Klopp zhvilloi një tjetër ndeshje të kujdesshme ndaj Brighton, duke ruajtur soliditetin e mbrojtjes, e cila duket e pathyeshme në këtë sezon.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 23-të, pas një aksioni kur miqtë humbën topin në mesfushën e tyre, topi shkoi te Firminho, i cili pa u menduar dy herë pasoi te Salah. Ylli egjiptian provoi menjëherë me të majtën në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. Brighton u përpoq që të reagonte, por e kishte të vështirë për të gjetur hapësira.

Liverpooli në këtë mënyrë ngjitet në kuotën e 9 pikëve, ndërkohë që është skuadra e vetme që nuk ka pësuar ende asnjë gol në sezonin e ri në Premier League./Koha Jonë/