Risia më e çuditshme në Instagram, tani mund të lexoni dhe libra!

Nëse menduat se Instagrami mbaroi me risitë këtë sezon, gaboheni. Tani mund të lexoni libra në Instagram. Aq çuditshëm sa tingëllon, aq e thjeshtë është.  “New York Public Library” në bashkëpunim me agjensinë “Mother” ka krijuar “Insta Novels”- veprat e famshme letrare do publikohen me seri në story.

Si fillim, ka nisur publikimi i “Liza në botën e çudirave” nga Lewis Carroll, dhe më pas është planifikuar “Metamorfoza” nga Franz Kafka.  Librat janë me një dizajn vizual të këndshëm e madje edhe me një vend posaçërisht për vendosjen e gishtit gjatë leximit.

Librat janë në gjuhën angleze e  të aksesueshme nga të gjithë. Mjafton të ndiqni @nypl në Instagram dhe tek “Highlighted Stories” do shihni “ALICE PART 1” dhe pjesët e tjera ditët në vazhdim.

Tani nuk ka më justifikime, mund të rrini gjithë ditën në Instagram dhe të kënaqeni duke lexuar novelat e mirënjohura botërore.