“Rama, me avion privat serb drejt Italisë për të parë Juven”

Edi Rama (foto arkiv)

Deputeti i PD-së, Edi Paloka deklaron se kreu i qeverisë Edi Rama menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Vlorë ka ardhur në Tiranë me helikopter dhe është nisur drejt Torinos në Itali.

Sipas tij, arsyeja e vizitës është ndjekja e ndeshjes së futbollit Juventus – Lazio.

“Pak minuta më parë, ekzaktësish me 13.44, kryeministri i vendit më të varfër në Europë, pasi ka mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar, është nisur për në Torino me një charter tip “Cesna 550″, të Serbisë YUBTB. Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio që zhvillohet në orën 18.00. Kushdo që e ka mundësinë, gazetarë ose jo, le ta verifikojë”,- shkruan Paloka.