Justin Bieber dhe Hailey Baldwin blejnë 3.9 milion $ rezidencën luksoze

Justin Biber dhe Hailey Baldwin duket se po e planifikojnë që tani të ardhmen e tyre. Ylli popit ka blerë një nga vilat më luksoze në qarkun Wellington, Ontario. Flitet për 101 hektarë tokë dhe një rezidencë të përsosur. Shtëpia përmban katër dhoma gjumi, gjashtë banjo, një qilar dy katësh vere, një palestër private dhe një kinema.

Banesa është e mobiluar totalisht në mënyrë moderne dhe një dekor shumë neutral. Ajo të ofron një ndjenjë relaksi në sajë të mureve të lyera me ngjyrë të bardhë të njëtrajtshme. Në pjesën e jashtme ndodhen stallat e kuajve dhe pistat për gara. Pak më tej kopshti i mrekullueshëm ofron një pamje mahnitëse jashtë dritareve.

Kjo mrekulli, e ndodhur në brigjet e liqenit Puslinch është vendi ideal për të gjithë të dashuruarit .

Duket se çifti ka bërë zgjidhjen e duhur.