Italia kap 535 kg marijuane, pranga dy skafistëve shqiptarë

Një sasi prej 535 kilogram drogë është sekuestruar nga policia italiane në bordin e një gomoneje. Ne pranga rane dy skafistet shqiptare.

Guardia Di Finanza ka mundur të pikasë gjatë mbrëmjes një gomone në det të hapur dhe është vënë në ndjekje të saj.

Në afërsi të Brindizit ata kanë mundur të ndalojnë mjetin lundrues, në bordin e së cilit ishin fshehur plot 535 kg marijuanë. Po ashtu janë arrestuar edhe skafistët, të dy shqiptarë.