“Rama me charter privat për të parë Cristiano Ronaldon”

Pasditen e sotme Cristiano Ronaldo do të luajë për herë të parë në stadiumin “Allianz Arena”, atje ku sezonin e kaluar shënoi dy gola, njëri prej tyre ishte spektakolar.

Kjo ngjarje mesa duket ka ngjallur edhe interesimin e kryeministrit Edi Rama, i cili njihet si një tifoz i Juventusit dhe është nisur drejt Italisë për ta parë ndeshjen në stadium.

Lajmi konfirmohet nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili në një postim në rrjetet sociale tregon se Rama në orën 13:44 është nisur për në Torino me charter tip Cesna 550, të Serbisë YUBTB. Më poshtë mund të shihni dhe postimin e Palokës.