Bashkia të miratojë Rregulloren e Kurvërisë

Nga Ylli Dylgjeri/

Bashkia të miratojë Rregulloren e Kurvërisë

Pas deklaratës së Kryeministrit se PD është
një “Shtëpi Publike ” i bie detyrë Bashkisë së Tiranës ta institucionalizojë këtë Shtëpi. Nga deklarata duket se ky profesion ushtrohet vetëm djathtas!!! Gjë e cila nuk mund të besohet. Kurvëria nuk ka ngjyrë politike, ose nuk ka krahë. E djathtë, e majtë, e qëndrës, ky zanat, si zanat i parë i njerzimit ushtrohet në front pa dallim bindjesh e teserash. Lajm do ishte të miratohej “Rregullorja e Ndershmërisë”, por këtë fat nuk e kemi për sa kohë politika në këtë vend lëviz në kënetë.
Dihet tashmë se ky aktivitet shumë i dashur për shqiptarët ushtrohet vetëm ilegalisht, në partitë politike, në ambjente private, apartamente , zyra, te Big Brother, poshtë urave etj, paçka se investigimi i Kryeministrit dhe kurajo e Tij prej shtetari zbuloi se PD është Shtëpi Publike!!!

Në 1938-ën, Bashkia e Tiranës kishte të regjistruara 5 bordello, 71 gra publike, nga të cilat, 5 greke, 2 jugosllave, 2 franceze dhe 62 shqiptare. Në një dokument të kohës, sipas Fatos Baxhakut, thuhet se: “Janë zanë tue ba kodoshllëk e tue majt ndër shtëpia gra me qëllim prostitucioni, 13 persona…”. Kjo e dhënë vjen shumë vite pasi prostitucioni në ‘Shqipninë mretnore’ qe ligjëruar, me miratimin e “Rregullores së kurvënies”. Kjo, pat ndodhur në vitin 1922, kur Ahmet Zogolli, sapo ishte ulur në karrigen e ministrit të Brendshëm në qeverinë Xhafer Ypi.

Nëse shqiptarët e kohës i quanin ato femra “gra të përgjithshme”, “të përdaluna”, “gra botore”, Ahmet Zogu i ‘thirri’ thjesht kurva. Qeveria e kohës, duke marrë shkas prej nismës së matjanit, miratoi një rregullore me 26 nenesh, që u njoh si “Rregullore mbi rregullimin e kurvënis”, siç shkruan Baxhaku, përkthim i një rregulloreje që ishte në fuqi.
Pra jemi të vonuar edhe me këtë Rregullore edhe pse Këshillat Bashkiakë deri vonë kanë pasur maxhorancat votuese.
Me fillimin e shtatorit, Tiranës si avanguardë e reformave i bie si detyrë ta kalojë këtë Rregullore në Këshillin Bashkiak.