Aksidenti merr përmasa tragjike, ndërron jetë në spital kuksiani

Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit në aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në Kukës.

Mësohet se i plagosuri ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Viktima është identifikuar si Gëzim Gjana.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur ura e Gostilit, ku dy mjete tip ‘Passat’ dhe ‘Ford Focus’ me targa italiane u përplasën me njëri-tjetrin.

Si pasojë mbetën të plagosur 4 persona, ndërsa njëri prej tyre nuk u shpëtoi dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetën ditën e sotme.