3 dynym ullishte, flet i plagosuri me sëpatë

Detaje të reja vijnë nga ngjarja e Ballshit, ku disa kushërinj u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre u godit me sëpatë nga kushëriri i tij i parë.

Sokol Lalaj, i goditur me sëpatë nga djali i xhaxhait, ka folur nga spitali dhe ka treguar versionin e plotë të ngjarjes.

”Kishim konflikt prej vitesh për 3.2 dynym tokë të mbjellë me ullishte. Kur isha afër një lokali në fshat në Çorush të Mallakastrës, kushëriri më qëlloi me sëpatë. Po shkoja të denoncoja në Polici konfliktin e kushërinjve”.

Lalaj është plagosur në të dy krahët por fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime serioze për jetën. Ai është shtruar në spitalin e Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.