Sam Smith, fans i Erës (FOTO)

Ky vit ka qenë shumë i veçantë për Era Istrefin. Ajo ka shënuar disa arritje në karrierë që do t’i mbajë mënd gjatë. Pas Rita Oras dhe Dua Lipas, fansi më i ri i saj është këngëtari i famshëm britanik Sam Smith. Kënga “BonBon” vijon të dëgjohet ende në të gjithë botën, e jo vetëm nga fansat por edhe nga Sam Smith. Këngëtari i njohur ka publikuar në rrjetet e tij sociale para miliona fansave këngën ”Bonbon” duke zbuluar se e ka të preferuar kohëve të fundit. Një promovim shumë i madh për Erën e cila e ka publikuar në Instagram dhe e ka falënderuar.