Mehmetaj: Revolta popullore të frymëzohet nga të rinjtë

Nga kampi i LRI-së në Jalë, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehtemaj, u shpreh se vendi po kthehet tek diktatura. Ajo thotë se revolta popullore duhet të frymëzohet nga të rinjtë. ”Revolta popullore duhet të frymëzohet nga të rinjtë. Ky është vendi ynë dhe duhet të punojmë me idealizëm, për ta bërë Shqipërinë një shtet me standarte Europiane. Çdo qeveri sado e arrogante dhe shpërdoruese, duhet të ketë frikë mga qutetarët e saj. Në Shqipëri po ndodh e kundërta, kjo është e papranueshme”.

Deklarata e deputetes

Vendi po kalon krizë ekonomike, politike dhe shumë shpejt do ndjejmë dhe krizën policore për shkak të dhunës, të korrupsionit dhe trafiqeve që ndodhin në Shqipëri. Kriza të kësaj natyre prodhojnë diktatura dhe ne duhet të jemi të parët që të ndalim diktaturën që po krijohet në Shqipëri.

Revolta popullore duhet të frymëzohet nga të rinjtë. Ky është vendi ynë dhe duhet të punojmë me idealizëm, për ta bërë Shqipërinë një shtet me standarte Europiane. Çdo qeveri sado e arrogante dhe shpërdoruese, duhet të ketë frikë mga qutetarët e saj. Në Shqipëri po ndodh e kundërta, kjo është e papranueshme.

Mehmetaj për çështjen e Teatrit

Nëse qeveria dhe kryeministri bëjnë gabimin ta risjellin ligjin në parlament ne do të jemi aty, përballë Teatrit Kombëtar, për ta mbrojtur me duart tona. Kjo do të kthehet në revoltën më të madhe qytetare. Një qeveri që shkatërron identitetin kombëtar dhe trashëgimin tonë kulturore meriton dënimin më të madh, meriton të shkruhet në faqet e zeza të historisë Shqiptare.

Kejdi Mehmetaj për papunësinë e të rinjve

Rritja e nivelit të papunësisë në moshat e reja po shkakton largimin e të rinjve nga vendi dhe nëse nuk gjenden sa më shpejt zgjidhje niveli i emigracionit do të jetë më i larti në vite. Secili prej nesh duhet të kthehet në modelin që shqiptarët duan të shohin te fëmijët e tyre, vetëm kështu do të ngjallnim te ta shpresën edhe dëshirën për të sjellë ndryshimin.