Gjetan Keta në “hall”, kundërshtari i tij pëson aksident pak ditë para ndeshjes

Gjetan Keta ndodhet në “hall”. Boksieri shqiptar ka marrë një lajm jo të mirë pasi kundërshtari i tij, Paul valenzuela Jr, ka pësuar aksident me makinë pak ditë para ndeshjes së 8 shtatorit në Dibër.

Gjendja e tij shëndetësore nuk e lejon kampionin e botës të ngjitet në ring dhe tashmë lajmi është përçuar tek federata WBU.

Federata pritet të publikojë emrin e boksierit tjetër që është në pritje për titull botëror, e shumta deri ditën e shtunë.

Kjo shton vështirësitë për boksierin shqiptar, pasi tashmë duhet të ndryshojë taktikën e stërvitjes dhe të rrisë përqendrimin për të mos e pësuar nga të papriturat teknike që mund të shfaqë kundërshtari tjetër në ring.