Dramatike në Krujë, polici i çan kokën me pistoletë një gruaje, një sasi tritoli…

Situatë dramatike në Krujë. Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur por nuk janë raportuar nga policia.

Denoncimi është bërë nga një qytetar dhe është publikuar sot nga ish-Kryeministri Berisha.

Qytetari shkruan se një punonjës policie i ka carë kokën me pistoletë një femre ndërsa ngjarja tjetër lidhet me vendosjen e tritolit në shtëpinë e një shtetasi, të lidhur me trafikun e drogës dhe armëve.

Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit   

Narko policia e Fatzi Droges fsheh ne menyre monstruoze krimet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Zoti Berisha,uroj gjithe te mirat per Ju!Nuk dua te publikohem ju lutem…!Dy ngjarje sot ne qytetin e Krujes dhe nuk publikohen! 1:Insepktori i policise Indrit Qyshka i çan koken me pistolete nje femre dhe ajo shkon me urgjence ne spitalin ushtarak,asnje lajm per kte gje,asnje deklarat nga Policia e Shtetit .
2: Qe ka dhe me rendesi, Muharrem Shetes,kusheririt te Linda Rames ne Kruje ,mbrem i esht vene tritol ne shtepi,qe ka tronditur ter Krujen.Personi i mesiperm trafikant droge,armesh,etj.Si shum te tjer qe Linda i ka punesuar Drejtore ne Arsim,Shendetesi si :Y.K,B Sh;R Sh,F R, (Te gjith keto emra jan me njeri tjetrin burr,grua,moter ,vlla)etj pa patur asnje lloj vlere e eksperiencash dhe ky Muharrem Sheta merr rrog ne Oshe.Respekte Doktor dhe te lutem mos me publiko emrin .Rrespekte doktor,”