Zyrtare/ Edgar Çani largohet nga Partizani

Klubi i Partizanit, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, lajmëron ndërprerjen me marrëveshje të kontratës me sulmuesin Edgar Çani.

Në fakt, marrëdhëniet mes palëve palëve ishin prishur që në pranverë, por edhe pse u dërgua të stërvitej me Partizanin B, futbollisti këmbëngulte të respektonte kontratën, ndonëse kontributi i tij në skuadër të ndeshjet zyrtare ishte i papërfillshëm.

Sulmuesi pritet të rikthehet në futbollin italian, ose më saktë në Serinë C.