Unaza Bujqësore e Myzeqesë – FSHZH: Fillon në vjeshtë puna për rikonstruksionin e saj

Punimet për rikonstruksionin e Unazës Bujqësore të Myzeqesë do të nisin në vjeshtë të këtij viti. Janë rreth 11 kilometra rrugë të cilat do t’i nënshtrohen rehabilitimit.

Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili është edhe zbatuesi i këtij projekti, investimit do të lidhë Bubullimën, Krutjen dhe Fiersheganin me akset kombëtare Lushnje – Fier dhe Lushnje – Berat.

Me rehabilitimin e Unazës së re, përmirësohet ndjeshëm aksesi drejt tregut të Lushnjes me qëllim nxitjen e prodhimtarisë bujqësore. Po ashtu, përmes këtij investimi, pjesë e programit të Rilindjes Rurale, synohet gjithashtu edhe krijimi i perspektivave për aktivitete të reja ekonomike përmes lidhjes me rrugë cilësore.

Fondi limit i lotit të parë të tenderit kap vlerën e 609 milionë lekësh, ndërkohë pritet që në vijim të hapet edhe loti i dytë për katër segmente të tjera rrugore.