Sulm me thikë në Francë, një i vdekur dhe dy të plagosur. Autori thirri “Allah Akbar”

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në një lagjë në qytetin e Trappes mëngjesin e sotëm, rreth 30 km nga Parisi.

Mediat vendase raportojnë se autori është qëlluar për vdekje nga policia, ndërsa dëshmitarët kanë thënë se pas sulmit ai ka bërtitur “Allah Akbar”.

“Autori ishte fshehur në një shtëpi, por u neutralizua nga forcat e policisë”- theksoi zëdhënësja e policisë.

Nuk dihet ende nëse sulmi është i një natyre terroriste, pasi motivi dhe profili i sulmuesit janë të panjohura. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.