Sherr me thika në Vlorë, një i plagosur

Rreth orës 23:00, të së mërkurës, në zonën e Lungomares në Vlorë ka ndodhur një konflikt ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një person.

Shërbimet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku konstatuan se në lagjen “Pavarësia”, shtetasi E.P, ka goditur me mjet prerës “thikë” shtetasin R.S., 21 vjeç, banues nė fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e mirëorganizuara dhe të shpejta policore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja në kohë e autorit në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal