Robben: Ky ka qenë vendimi më i mirë në karrierën time

Arjen Robben është drejt fundit të karrierës si futbollist profesionist, por mesa duket ylli holandez nuk është penduar për asnjë nga hapat në karrierën e tij. Këtë të premte Bayern debuton kundër Hoffenheim në Bundesliga dhe disa orë përpara fillimit të një sezoni të ri, 34-vjeçari flet për karrierën e tij.

“Unë jam gjithmonë realist dhe e di që bota e futbollit ndryshon vazhdimisht, por ka mundur të ketë qenë ndryshe. Pas debutimit tim në Groningen kam kaluar dy vjet në PSV, ishte një hap i madh për mua që të dilja nga shtëpia në moshën 18 vjeçare. Dola jashtë vendit kur isha 20 vjeç në një klub shumë të madh si Chelsea, pastaj dy vjet në Real Madrid dhe më pas erdhi Bayern dhe unë vendosa.

Kalimi në Gjermani? Në fillim isha skeptik, nuk e dija nëse ishte vendimi i duhur. Tani mund të them se ishte vendimi më i mirë i karrierës sime”, deklaroi holandezi.