Mario Rui sfidon Ronaldon: Do provojmë ta ndalim, me Ancelottin synojmë titullin

Nga një prej pikave më të dobët në ekip, Mario Rui tashmë është kthyer në titullar fiks te Napoli pas dëmtimi të Ghoulam,. Mbrojtësi portugez ka folur me superlativa për teknikun e ri të të kaltërve, duke theksuar se Ancelotti transmeton qetësi dhe siguri te lojtarët, dy element të rëndësishëm para se të zbresësh në fushë.

“Ancelotti është një trajner i jashtëzakonshëm. Vetë karriera e tij flet më mirë sesa mund të themi ne lojtarët. Na transmeton qetësi dhe siguri, element që na ndihmojnë të japim më të mirën në fushën e lojës. Në sfidën e parë ndaj Napolit, arritëm të marrim një tre pikësh, duke gabuar vetëm në momentin e golit të Immobiles”, deklaroi portugezi.

Sezonin e kaluar Napoli diskutoi deri në javën e fundit titullin kampion me Juventusin, që këtë verë ka afruar në skuadër yllin portugez, Cristiano Ronaldo dhe shihet sërish si favorit. Vetë Mario Rui ka besim se do t’ia dalë të ndalë patriotin e tij në fushën e lojës dhe shpreson se këtë vit, titulli do të jetë i tyri.

“Ronaldo është një futbollist i jashtëzakonshëm ,që mund të ndryshojë ekuilibrat e një skuadre dhe të vendosë i vetëm takime të caktuara. Gjithsesi ne kemi një grup mjaft të mirë dhe jemi gati të përballemi me Juventusin, të ndalim Ronaldon dhe të shpresojmë që atë që nuk e bëmë vitin e kaluar me Sarrin, ta bëjmë këtë herë me Ancelottin.

Sfida ndaj Milanit? Ndaj tyre do të luajmë për fitore, sepse e dimë mirë, se me 3 pikët ndaj Kuqezinjve, mund të rritet besimi për të synuar gjëra të mëdha”, tha mbrojtësi i majtë i Napolit.

Image result for mario rui ronaldo