Planifikonte atentat në Gjermani, arrestohet një person

Një 31-vjeçar rus u arrestua nga policia në Berlin këtë të mërkurë, nën akuzën se po planifikonte një atentat në Gjermani.

I dyshuari akuzohet se është bashkëpunëtori i një 22-vjeçari të arrestuar një vit më parë në Marsejë, pasi u kap me armë zjarri dhe 3 kilogramë eksploziv.

Dy të dyshuarit, mendohet se janë ekstremistë islamik, të cilët po planifikonin atentatin në një zonë të Gjermanisë, me synim vrasjen dhe plagosjen e sa më shumë njerëzve.

Plani i atentatit u ndërpre nga një operacion i policisë gjermane në tetor 2016.

Bazuar në hetimet e prokurorisë franceze, në atë moment dy të rinjtë u ndanë, ku njëri shkoi në Marsejë ku dhe u arrestua, ndërsa tjetri në Berlin, për tu kapur vetëm ditën e djeshme.