Nishani “zbërthen” modelin e qeverisë Rama: Bandat blejnë vota, shpërblehen me tendera

Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një statusi të shpërndarë në profilin e tij në Facebook thotë se modeli që ka ngritur qeveria Rama duhet të marrë fund.

Sipas Nishanit, modeli konsiston në blerjen e votave përmes grupeve të krimit, të cilët shpërblehen kur vijnë në pushtet me tendera. Nga ana tjetër, shton ish kreu i shtetit shqiptarët mbeten pa spitale, rrugë e shkolla.

Statusi i plotë i Nishanit

Modeli i qeverisjes socialiste të Edi Ramës në Shqipëri : “anëtarët e grupeve të krimit të organizuar blejnë vota gjatë zgjedhjeve, qeveria u shpërndan buxhetin e shtetit me tendera për bisneset e tyre”.
Ndaj nuk ka rritje pensionesh, ndaj nuk ka rritje pagash !
Ndaj nuk ka spitale, shkolla, rrugë të reja !
Ndaj nuk ka ujë, energji, libra, ilaçe për më të varfërit.
Krimi organizuar pastron paratë, rilindasit pushtet të pakufizuar dhe pakontrolluar.
Ky model duhet të marrë fund!