Në kampin e LRI-së, sensibilizim për dhurimin e gjakut

Kampi i LRI-së, i është përgjigjur me sensibilizimit thirrjes së Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të dhuruar gjak. Pranë kampit të LRI-së në Jalë, është ngritur një stacioni dhurimi ku të rinjë ftojnë të gjithë pushuesit dhe banorët që të kontribuojnë për të shpëtuar këdo që në një moment të caktuar ka nevojë për gjak.

Kryetarja e LRI-së, deputetja e LSI-së, Floida Kërpaci, përmes një postimi në facebook, bën me dije të rinjtë përcojnë kështu një mesazh sensibilizimi. Gjithashtu, Kryqi i Kuq Shqiptar ofroi trajnim për ndihmën e parë.

”Nisma e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për krijimin e Aleancës së Dhurimit të gjakut, ka rritur edhe ndjenjën e përgjegjësisë ndërmjet të rinjve, të cilët u angazhuan ta përcojnë këtë mesazh humanizmi në komunitetet ku jetojnë e studiojnë”,-shkruan Kërpaci.

Postimi i plotë

Po ndodh në kampin e LRI

Dhurimi i gjakut është akti më i madh i jetës që ne mund të bëjmë!❤️

Nisma e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për krijimin e Aleancës së Dhurimit të gjakut, ka rritur edhe ndjenjën e përgjegjësisë ndërmjet të rinjve, të cilët u angazhuan ta përcojnë këtë mesazh humanizmi në komunitetet ku jetojnë e studiojnë.

Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!🙏🏻

Faleminderit Kryqi i Kuq Shqiptar për sensibilizimin për dhurimin e gjakut dhe trajnimin për ndihmën e parë në kampin tonë!