Luana ta fshehë sa të dojë Krenarin: Kunati sapo na e prezantoi të gjithëve!

Edhe pse Luana ka zgjedhur të mos flasë dhe të mos jap asnjë shenjë nga lidhja e saj me Krenar Çoçajn, ai gjithsesi është bërë i njohur për publikun.

Përpos faktit që çifti nuk i ka shpëtuar shkrepjeve të paparacëve, partnerin e moderatores e kemi parë edhe më shpesh kohët e fundit.

Në dasmën e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços, ndonëse Luana nuk dha asnjë shenjë që ishte çift, Krenari padyshim ishte krah saj.

Nga ana tjetër, vetëm pak orë më parë ka qenë Getoari ai i cili ka postuar një foto të tij me Çoçajn, të shkrepur në Como.

View this post on Instagram

Man’s not hot 🎩

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Të dy kunetërit bashkë shfaqen teksa bisedojnë të buzëqeshur dhe me siguri, motrat Vjollca janë diku aty duke i kundruar gjithë krenari…