Luan Rama i uron 75 vjetorin Kiço Blushit

”Mosha dhe jeta e shkrimtarit kanë për kalendar moshën dhe jetën veprës së tij”. Me këto fjalë, Luan Rama i uron 75-vjetorit, shkrimtarit Kiço Blushi. Duke vlerësuar për kontributin si prozator e skenarist i rendit të parë, Rama shkruan në facebook se: ”Kiço Blushi është po aq edhe intelektual i angazhimeve dhe përgjegjësive qytetare, me dashuri të madhe për popullin dhe vendin e vet”.

Postimi i plotë

Shkrimtar me krijimtari të spikatur e kontributor cilësor si prozator e skenarist i rendit të parë, Kiço Blushi që përveçohet në letërsinë shqipe prej një gjuhe elegante e një profili novator, mbush sot 75-vjeç!

Por, Kiço Blushi është po aq edhe intelektual i angazhimeve dhe përgjegjësive qytetare, me dashuri të madhe për popullin dhe vendin e vet.

Ndaj, në këtë ditë të shënuar, i uroj me gjithë zemër: Jetë të gjatë, me shëndet të mirë e me të tjera vepra dinjitoze, pasi mosha dhe jeta e shkrimtarit kanë për kalendar moshën dhe jetën veprës së tij!