Gatime mes pisllëkut dhe produktit të ndalur

Gatime mes pisllëkut dhe pa minimumin e kushteve higjieno-sanitare, aktivitet kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore. Kjo është gjendja e dy restoranteve në Jonufër të Vlorës, ndërsa në një tjetër në Ksamil u gjetën duke u shfrytëzuar për gatim një lloj molusku i njohur si Dater apo “gurëshpuesi”, i cili është i ndaluar të tregtohet me ligj.

”Trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka bllokuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Bar-Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Ndërsa një tjetër subjekt me aktivitet “Restorant” është goditur nga AKU për shkak se tregtonte produktin “Dater” ose ndryshe “gurëshpuesi”, tregtim i cili nuk lejohet sipas legjislacionit në fuqi. Ndaj dy subjekteve Bar-Piceri “Kasamili” dhe Bar-Resorant “Donika Haxhiraj” në Jonufër, Vlorë janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare) si dhe bllokim të menjëhershëm të aktivitetit. Ndëra ndaj subjekti, restorant “Lori” në Ksamil u mor masë administrative gjobë 100.000 lekë si dhe asgjësim i 1 kg “dater” duke e bërë të papërdorshëm për konsum”, sqaron AKU.