FOTO/ Një lajm i mirë për të gjithë fansat e Era Istrefit

Kënga ‘Bon Bon’ e Era Istrefit, u bë virale brenda një kohe shumë të shkurtër.

Ishte pikërisht ky hiti i cili i hapi dyert e suksesit ndërkombëtar këngëtares.

Që pas saj Era ka bërë disa hapa mjaft të rëndësishëm në karrierë, duke filluar nga bashkëpunimet me artistë të njohur dhe deri tek performanca madhështore në Botëror 2018.
Por tashmë , ‘Instagrami’ e sjell Erën në mënyrën më të veçantë.

Imazhet e saj mund të përdorën për të treguar një gjendje emocionale, mjafton që të kërkoni emrin e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ku tregon si duhet të veproni.

Për të gjithë fansat e artistes ky është një lajm shumë i mirë pasi ata kanë edhe një mundësi tjetër për të shprehur admirimin për këngëtaren

Image