Aktori turk: Kam lindur në Stamboll, por jam me origjinë shqiptare (Video)

Një nga aktorët e rinj turk, i njohur më shumë me rolin e tij tek seriali turk ”4N1K” ka thënë se origjina e tij është shqiptare.

19-vjecari simpatik Atakan Hoşgören ka publikuar së fundmi një video live me fansat në Instastory, ku thotë se është me origjinë shqiptare.

“Jam nga Stambolli, kam lindur në Stamboll, por origjina jonë është nga Shqipëria”, është shprehur ai.