Volej femra/ Kombëtarja U-19 mposhtet pastër nga Bosnje-Herzegovina

Kombëtarja U-19 në volejboll për vajza është mundur sot pasdite 3-0 (25-17, 25-16, 26-24) nga Bosnje-Herzegovina, ndeshje e vlefshme për Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe, turne që po zhvillohet në Cacak të Serbisë.

Edhe pse vajzat kuqezi bënë një paraqitje të mirë, duke e rritur nivelin nga seti në set, fitorja nuk erdhi. Kjo është humbja e dytë e Shqipërisë në fazën e grupeve të kësaj Ballkaniade (Grupi B), ndërkohë që nesër do të luajë ndaj Turqisë.


/Ora News