Vasili: Italia shtetëzon autostradat, Rama i bën me pagesë

Kreu i grupit të deputetëve të LSI-së në kuvend, Petrit Vasili, shkruan se qeveria Italiane është në fazën e shtetëzimit të autostradave, ndërsa qeveria ”Rama 2”, i bën rrugët me pagesë.

”Motua që udhëheq qeverinë është oligarkët -po dhe qytetarët – jo. Shqiptarët paguajnë në mënyrë çnjerëzore për rrugët duke filluar nga taksa e qarkullimit. Shqiptaret paguajnë gjithashtu një çmim kaq të lartë për karburantët, sikur të ishin qytetarët më të pasur të Europës”,-shkruan Vasili në një postim në facebook.

Vasili mbështet qëndrimin e qytetarëve. ”Mosbindja civile dhe refuzimi për të paguar taksën e rrugës, duke filluar me Rrugën e Kombit është më e pakta që qytetarët do të bëjnë për të mbrojtur veten nga hajdutët e qeverisë, që ju kanë futur duart në xhepat e tyre”,thotë më tej kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

Shkrimi i plotë

Italia përgatit shtetëzimin e autostradave, ndërsa hajdutët Tiranës pagesën e rrugës së Kombit, që duhet refuzuar fort.

Qeveria në Itali jo vetëm po procedon me anullimin e koncesioneve të autostradave por po përgatit edhe planin për shtetëzimin e tyre. Shumica që drejton vendin në Itali, është një shumicë e djathtë por dështimi me koncesionet dhe administrimi i dobët i autostradave, nuk e ndalon atë që të aktivizojë zgjidhje ekonomike krejtësisht jo tipike për të djathtën, me qëllimin e vetëm që paratë e italianëve të mos plackiten dhe autostradat e tyre të jenë më të sigurta.

Qeveria e kryeministrit në Tiranë, me një këmbëngulje dhe kokëfortësi tipike prej hajdutësh, vazhdojnë me politikën e çmendur të pagesës së rrugëve prej qytetarëve të varfër shqiptare. Pagesë që është as më shumë dhe as më pak, një dhuratë për oligarkët me paratë e qytetarëve të varfër.

Motua që udhëheq qeverinë është oligarkët -po dhe qytetarët – jo. Shqiptarët paguajnë në mënyrë çnjerëzore për rrugët duke filluar nga taksa e qarkullimit. Shqiptaret paguajnë gjithashtu një çmim kaq të lartë për karburantët, sikur të ishin qytetarët më të pasur të Europës.

Mbi 130 milion euro në vit mblidhen nga taksa e qarkullimit. Këto 130 milion euro kanë destinacion mirëmbajtjen e rrugëve dhe jo shpërdorimin e tyre me idiotësirat e kryeministrit, me fasada e sokake të qelbur me korrupsion të rilindjes së tij urbane.

Qeveria medemek e majtë në Shqipëri, detyron me dhunë qytetarët të paguajnë për rrugë, që s’janë as autostrada dhe nuk janë as edhe të përfunduara. Ndërsa të djathtët në Itali përgatisin edhe shtetëzimin e autostradave, që kanë një nivel të lartë infrastrukturor dhe janë edhe të përfunduara vetëm e vetëm në emër të së mirës së qytetareve.

Por kryeministri dhe qeveria në Tiranë, me të drejtë e kanë cilësuar veten as të majtë dhe as të djathtë sepse janë qeveri HAJDUTE. Pra motua as të majtë dhe as të djathtë, është thjesht dhe qartë një HAJDUTËRI e ngritur në sistem.

Mosbindja civile dhe refuzimi për të paguar taksën e rrugës, duke filluar me Rrugën e Kombit është më e pakta që qytetarët do të bëjnë për të mbrojtur veten nga hajdutët e qeverisë, që ju kanë futur duart në xhepat e tyre.