LSI, Braimllari: Rinia revolucion për shkatërrimin e sistemit të krimit

Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, prej tre ditësh ndodhen në Jalë, ku vijojnë traditën e tyre.

Përveç të rinjve pjesë e këtij kampingu janë bërë edhe deputetët e LSI-së, të cilët shkëmbejnë ide si dhe japin këshilla për të rinjtë shqiptarë se si ata duhet të punojnë më shumë për vete dhe për vendin e tyre.

Pjesë e këtij kampingu janë dhe deputetë të LSI-së, si Klajda Gjosha, Luan Rama, Floida Kërpaçi, Endrit Brahimllari, apo edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Teksa poston foto nga kampingu i Jalës, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari bën thirrje në rrjetet social për një revolucion të dytë rinor, një revolucion që sipas tij do të shërbejë për shkatërrimin e sistemit të krimit të instaluar nga kryeministri Edi Rama.

“Rinia revolucion për shkatërrimin e sistemit të krimit.💪🏻💪🏻💪🏻 nuk ka kthim pas, të gjithë në shërbim të rinisë 🇦🇱”- shkruan në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI-së Endrit Braimllari.