Henry, tashmë trajner i një ekpi francez

Ish-futbollisti i Arsenal, Thierry Henry, do të nisë karrierën e tij si trajner me ekipin francez të Bordeaux.

Gazeta franceze “RMC” ka raportuar se 41-vjeçari ka arritur marrëveshjen për t’u bërë trajner i ri i klubit.

Ai ishte në Rusi gjatë Botërorit si ndihmës i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez, për të ndihmuar ekipin të arrinte në gjysmëfinale.

Henry dha dorëheqjen si një ekspert futbolli pas Kupës së Botës në “Sky Sports”, pasi mendon se karriera në televizion do ta pengonte për të nisur detyrën e re.