Britania apel BE kundër Rusisë: Tregoni se jeni me SHBA

Tensione të reja dhe akuza në distancë mes Anglisë dhe Rusisë. Britania e shtyu Bashkimin Evropian të martën për të rritur sanksionet kundër Rusisë, duke thënë se ajo duhet të qëndrojë “krah për krah” me Shtetet e Bashkuara, të cilat e goditën Moskën me kufizime të reja ekonomike këtë muaj.

Ministri i jashtëm britanik, Jeremy Hunt, tha se Presidenti rus Vladimir Putin e ka bërë botën “një vend më të rrezikshëm” dhe se pas sulmit te armëve kimike në qytetin anglez të Salisbury, BE duhet të aplikojë më shumë presion për të siguruar që Rusia të zbaroje rregullat nderkombetare.

“Mbretëria e Bashkuar sot i kërkon aleatëve të saj të shkojnë më tej duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të sigurojë se sanksionet kundër Rusisë janë gjithëpërfshirëse dhe se ne me të vërtetë do të qëndrojmë krah për krah me SHBA”, – tha Hunt.

“Kjo do të thotë thirrje dhe reagim ndaj shkeljeve me një zë kudo dhe sa herë që ndodhin, nga rrugët e Salisbury në zemër të Krimesë”.

I pyetur për fjalimin e Hunt, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Britania kishte një mendim shumë të lartë për veten dhe po përpiqej të impononte politikën e saj të Rusisë në BE dhe Shtetet e Bashkuara, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

Zyrtarët e BE thanë se Britania nuk kishte propozuar asnjë sanksion të ri mbi Rusinë ndaj 27 shteteve të tjera anëtare të BE.

Britania, BE dhe Shtetet e Bashkuara fajësojnë Rusinë për një sulm agjent nervash kundër një agjenti të dyfishtë rus në Salisbury më parë këtë vit. Kremlini mohon përfshirjen.