Agjenti i Hysajt: Napoli nuk e mbajti fjalën, Elsidi duhet të shkone tek Chelsea

Mario Giuffredi ka rikujtuar edhe njëherë mundësinë që Hysaj këtë verë të transferohej tek Chelsea në Premier League. Teksa të gjithë i kanë thurur elozhe shqiptarit për 90-minutëshin e parë zyrtar nën drejtimin e Ançelotit, agjenti ka rikujtuar arsyet perse nuk ndodhi kjo lëvizje.

“Jam nxehur shumë nga ai pakt mes ekipeve për të mos transferuar Hysajn. Këtë e di edhe De Laurentis. Kur ka një klauzolë, ajo duhet respektuar dhe Hysaj tani do ishte në Londër. Megjithatë, në ditët në vijim do diskutojmë me Napolin për rinovimin e kontratës. Me Ancelottin Hysaj ka mundësinë që të luajë disa metra përpara, pasi ai i kushton më shumë rëndësi fazës sulmuese se mbrojtëse, ndryshe nga Sarri”, ka deklaruar agjenti i mbrojtësit të Kombëtares.