Vasili: Shqipëria peng dhe viktimë e analfabetëve politike

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili e cilëson qeverisjen e vendit si analfabete dhe si një grup njerëzish që po mban peng Shqipërinë.
Vasili ka postuar në Facebook, një poezi të njohur të poetit dhe dramaturgut gjerman, Bertolt Brecht, e shkruar gjatë viteve ’40 të shekullit të kaluar dhe që simbolizon paaftësinë e klasës politike.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Bertolt Brecht.
ANALFABETI POLITIK
Analfabeti më i keq është analfabeti politik.
Ai nuk dëgjon,
nuk flet, nuk do t’ia dijë për ngjarjet politike.
Ai nuk e di se kostoja e jetës,
çmimi i fasuleve,
i peshkut,
i miellit,
i qirasë,
i këpucëve
e i ilaçeve varen
nga
vendimet
politike.
Analfabeti politik është kaq
gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin
duke thënë se e urren politikën.
Nuk e di hajvani
se nga injoranca e tij politike
lind prostituta,
fëmija i lënë rrugëve,
grabitësi me thyerje,
lind më i keqi i të gjithë banditëve,
që është politikani mashtrues,
mafiozi i korruptuar,
lakeu i sipërmarrjeve
kombëtare
e shumëkombëshe.