Taulant Balla: E njoh Edmond Begon

Taulant Balla

Në një konferencë të përbashkët për mediat me deputetë gjermanë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është pyetur nga gazetarët rreth akuzave të opozitës për lidhje të dyshimtë mes tij dhe Edmond Begos, të arrestuar në Itali në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Italia.

Personin në fjalë e njoh. Njoh bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët, nxënës të shkëlqyer, moshatarë me tim bir. Kurrë nuk iu është ofruar mburojë nga ligji. Përgjigjen më të mirë e dha policia dje. Unë e di se për shumë shqiptërë në kufinj bëhet veriikimi i të shkuarës së tyre në lidhje me dënime dhe kjo është diçka normale. Por në këtë proces është e rëndësishme të hiqet dorë nga njerëz të thjeshtë, për përdorim të njërit krah kundër krahut tjetër. Kjo është pjesë e Babales, Seria 3, se është e qartë se personi në fjalë nuk është në kërkim nga asnjë prej shërbimeve. Konventat ndërkombëtare parashikojnë 40 ditë kohë dhe kur të dalë ju mund ta pyesni vetë. Dhe për mediat, nuk mund të bëhet i njëjti lajm për personin si kur e ka kryer, si pasi e ka kryer veprën penale” u shpreh Balla”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, teksa u pyet nëse ka lidhje biznesi me Edmond Begon, i cili është dënuar për trafik droge dhe njihet si njeri i bandës së Aldo Bares.

Më tej ai theksoi se Begos, nuk i është ofruar kurrë mburojë politike. “Përgjigjen për këtë çështje e ka dhënë policia e shtetit. Edmond Bego nuk ka qenë në kërkim në Shqipëri Opozita të shkojë t’i drejtohet prokurorisë për dyshimet e saj”, shtoi Balla.

Deklarata e plotë e kreut të deputetëve të PS:

Pyetje nga gazetarët: Z.Balla gjatë ditëve të fundit opozita ka aluduar për lidhje mes jush dhe sipërmarrësit Edmond Bego të arrestuar pak ditë më parë në Greqi për interes të autoriteteve italiane. A mund të na tregoni ju lutem, nga e njihni dhe cilat janë marrëdhëniet me sipërmarrësin në fjalë?

Së pari do doja që në ato që diskutuam të shtoja edhe dy elementë të rëndësishëm dhe sigurisht që do ti përgjigjem edhe pyetjes tuaj.

Kuvendi i Shqipërisë rifillon punimet në 3 shtator dhe unë do të doja që të ribëja edhe një herë apelin përkundrejt opozitës që në seancën e parë, atë të 3 shtatorit, të kishin mundësinë të votonim menjëherë rivendosjen në afat një dispozite tranzitore që ka të bëjë me Shkollën e Magjistraturës. Shkolla e Magjistraturës është pjesë e një projekti të rëndësishëm bashkëpunimi mes dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Lidhur me 100 akuzat e hedhura nga gojëtarë të ndryshëm të Partisë Demokratike për rastin në fjalë, ndër to unë do ti përgjigjem vetëm njërës, asaj që ka interes për publikun. A ka qenë ligji dhe sundimi i ligjit i njëjtë edhe për këtë person apo ky person ka gëzuar mburojë politike?!

Dua t’ju them shumë qartë për secilin prej nesh, dhe për mua personalisht, sundimi i ligjit është dhe duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.

Personin në fjalë e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e shkëlqyer, nxënës shembullorë moshatarë me tim bir.

Dua t’ju them me garanci të plotë që kurrë nuk i është ofruar një mburojë e tillë dhe përgjigjen më të mirë për këtë çështje e ka dhënë dje Policia e Shtetit Shqiptar. Që shumë shqiptarë nëpër kufij të ndryshëm të vendeve të Bashkimit Europian vendosen në proces verifikimi të të shkuarës së tyre lidhur me vendime apo dënime penale, ky është një proces normal.

Dua të them që për mua në këtë proces është e rëndësishme që të hiqet dorë nga përdorimi i njerëzve të thjeshtë e të zakonshëm për baltë politike të një krahu në dëm të krahut tjetër.

Në fund të kësaj historie, sikurse e kam thënë, do të kemi thjeshtë dhe vetëm një pjesë të serisë së tretë të “Babales”, sepse tashmë kjo është e qartë që personi në fjalë në Shqipëri nuk ka qenë në kërkim, nuk është në kërkim ndërkombëtar prej asnjë prej shërbimeve. Pas përfundimit të verifikimit pyeteni personin vetë nëse ka pasur ndonjëherë nevojë për mburojë politike.

Këtu e konsideroj të mbyllur këtë çështje.

Mua më vjen keq që ne politikanët shqiptarë përdorim jetën personale të kujtdo për qëllime politike.

E rëndësishme është se për ne ligji është i njëjtë për këdo.

Nëse Partia Demokratike ka dyshime duhet të mësojë që të ofrosh mburojë politike apo të pengosh zbatimin e ligjit përkundrejt një personi është vepër penale dhe në momentin që njihesh me një vepër penale, detyra e gjithësecilit është të shkojë në Prokurori dhe të bëjë kallëzim penal.

Unë e ftoj, madje e sfidoj, Partinë Demokratike të shkojë ti drejtohet Prokurorisë, sikurse ndodh edhe në Gjermani, për dyshimet e tyre për një vepër penale.

Pyetje: Z.Balla ka edhe një shqetësim tjetër që ka të bëjë me Partinë Socialiste të publikuar ditët e fundit në media. Bëhet fjalë me një përgjim ku rezulton se një deputet i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka pasur kontakte me një person pjesëtar të një grupi kriminal. A keni një koment ju si Kryetar i Grupit Parlamentar të PS nga pikëpamja morale?

Faleminderit! Ju jeni një gazetar i vjetër dhe e dini që ky lajm ka qarkulluar dhe një vit më parë. Menjëherë unë si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kam bërë verifikimet, kam marrë informacione nga organet ligjzbatuese dhe rezulton se ndaj deputetit në fjalë nuk ka në ngarkim të tij asnjë hetim apo procedim penal për çështjen në fjalë.