Nishani: Korrigjimi i kufijve dëmton stabilitetin e Ballkanit

Ish-presidenti Bujar Nishani në një intervistë për televizionin “Fax News” ka komentuar debatet për korrigjimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. I pyetur sesa i rrezikshëm është dhe çfarë pasojash mund të ketë për rajonin korrigjimi i kufijve, Nishani u shpreh se do të jetë një gozhdë destabilizmi për Ballkanin.

“Korrigjimi do të thotë shkëmbim territoresh, edhe pala serbe e ka pranuar shkëmbimin. Territoret që janë diskutuar për t’u shkëmbyer banohen nga shumica e shqiptarëve. Procesi i shkëmbimit të Kosovës, do të zhbëjë gjithë situatën e Kosovës. Do të ngulë si gozhdë në Ballkan destibilatetin e rajonit. Stabiliteti i Ballkanit është në interesit të të gjithë. Lë hapësira për të injektuar procese nacionalizmi dhe të fobive ndaj njëri tjetrit. Serbia ka një platformë në atë ç’ka adreson përmes korrigjimit. Serbia që pas Luftës së Dytë Botërore ka mundur të injektojë një ndjenjë hemogjonie. Me zhbërjen e ish Jugosllavisë u zhbë edhe hemogjonia serbe, pra mbi të tjerët. Nuk mund të ketë hemogjoni mbi të tjerët, por si duket se Serbia ende e ushqyen këtë ndjenjë përmes nacionalizmit”, u shpreh Bujar Nishani.

Ndërkaq për qëndrimin e SHBA-ve ndaj Kosovës, ish presidenti theksoi se amerikanët e kanë shprehur qëndrimin e tyre që me njohjen e Kosovës dhe vendosjen e institucioneve atje. “Në artikulimet diplomatike nuk ka qëndrime të njëanshme. Qëndrimi i SHBA-së është dhënë që me njohjen e Kosovës dhe nuk ka vend për dyzime se janë interpretimi të ngjyrosuara nga ana e propagandës serbe. Serbia e ka kuptuar se nuk mund të vazhdojë me lojën e ndërtimit të situatës ndërkombëtare, por edhe i shërbejnë politikave të vendeve të treta”, tha ish-Presidenti Bujar Nishani.

Në Fax News Nishani foli dhe për risqet që e presin vendin tonë, nëse popullsia vazhdon të plaket apo të migrojë në mënyrë masive. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, për ish-presidentin fajtor është shteti, sepse kushtet e papërshtatshme dhe mungesa e besimit kanë detyruar jo vetëm të rinjtë, por edhe qytetarë të moshës së mesme të gjejnë të ardhmen diku tjetër. Nishani u shpreh se nëse ky fenomen do të vazhdojë me të njëjtat ritme gjatë një 10-vjeçari në vazhdim, në mund të shpërbëhemi jo vetëm si shtet por edhe si popullatë.

“Unë do të preferoja nga të gjithë institucionet shtetërore, nga të gjithë aktorët politikë të jemi sa më shumë transparent në të dhënat që disponojnë. Brenda një 10-vjeçari të dytë ne rrezikojmë të zhbëhemi si shtet dhe popullatë. Padyshim që plakja  ka ndikimin e tyre, madhorja është largimi masiv i qytetarëve si shkak të emigracionit. Ulja e numrit të lindjes në raportin me atë të vdekjes është trend global”,- tha Nishani. Ish-presidenti tha se institucionet nuk kanë dhënë asnjë shenjë reflektimi për përballimin e kësaj situate. “Ajo që duhet të na shqetësojnë janë largimet masive, jo vetëm si një përceptimi por si trend e zgjedhjes së shqiptarëve. Jo vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare kërkojnë të gjejnë të ardhmen diku tjetër. Edhe pse janë koshient se diku tejtër nuk do kenë atë ndjeshmërinë që do të gjejnë në vendin tonë. Unë s’besoj se të gjithë janë koshientë që nuk do bëhen milionerë apo miliarderë, sepse kjo i takon një numri i caktuar njerëzit. Të rinjtë kanë një mungesë besimi, ndaj edhe zgjedhin të largohen. Mungesa e besimit vjen për shkak të degradimit të elementëve që funksionojnë në shoqëri dhe padyshim është përgjegjësi shteti, politika”,- tha Nishani. Ai bëri fajtor klasën politike që nuk ka strategji afatgjata për këtë problem. “Përtej faktorëve ësht përgjegjës politika dhe ata që kanë marrë besimin e qeverisjes dhe kanë detyruar qytetarët të largohen. Po largohen njerëzit e arsimuar të rinjtë”, u shpreh ai.

Për ish Presidentin, stresi dhe papunësia janë disa nga faktorët që po detyrojnë të rinjtë të largohen. Ndërkaq ai thekson se 70 % e të rinjve në Shqipëri janë të papunë. “Kanë nevojë të kenë një nevojë të largimit të stresit. Në radhë të parë kemi arritur në një situatë ku ambienti që na rrethon çdokënd është me nivele ekstreme të stresit. Të rinjtë duhet të ndjehen të lirë për të ndjekur potencialet e tyre. Politika në tërësi është ajo e kufizimit. Tek arsimimi në radhë të parë edhe te papunësia, dhe jo vetëm INSTAT kanë konstatuar se 70 % janë të papunë, por edhe raporte të tjera”, tha ai.

Ish-presidenti Nishani jo vetëm paralajmëroi zhbërje të shtetit, nëse situata vazhdon me të njëjtën ritëm, por kërkoi nga qeveria të marrë masa në drejtim jo vetëm të rinjve, por edhe pensionistëve. “Kur mund të flasim si shpërbërje të shtetit flasim për shumë faktorë. Plakja e popullsisë do jo vetëm një trajtim ekonomik por edhe më social. Riciklimi i të ardhurave do të thotë që mungojnë të ardhurat për një tematikë sociale.  Në raport të pensioneve janë marrë vendime të dhimbshme. Çelësi i marrjes së vendimeve është midis raportit të brezit që gjeneron të ardhura dhe atij që merr të ardhura. Ndërsa brezi që gjeneron të ardhura  largohet prishet ky raport dhe shoqëria shkon drejt kolapsit”,-tha Nishani.