Klajda Gjosha me të rinjtë e LRI: Energjia dhe forca juaj e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë

Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim, tashmë e kanë bërë traditë që në çdo sezon veror mblidhen të gjithë bashkë në Jalë, ku përveç argëtimit dhe lodra zbavitëse ata organizohen në grupe edhe për të pastruar mjedisin.

Një përshëndetje e veçantë për të rinjtë e LRI-së ka ardhur edhe nga ish-ministrja e Integrimit, deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social facebook, Gjosha thekson se “forca dhe energjia e tyre, është e vetmja shpresë për të ardhmen”.

Në ditën e patë të kampingut, të rinjtë e LRI-së, e nisën nga pastrimi i territorit me mbetje që lanë pas socialistët e rinj.