I “dëmtuari” Nainggolan shfaqet në diskotekë, tifozët fillojnë kontestimet

Nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me fanellën e Interit, për shkak të një dëmtimi muskulor gjatë fazës përgatitore. Radja Nainggolan gjithsesi ka filluar që të shkaktojë polemikat e para. Zikaltrit shpenzuan 24 milionë euro plus kartonin e Santon dhe Zaniolo, por ai është bërë protagonist në rrjetet sociale, pasi së fundmi është shfaqur në një diskotekë.

Të premten ai ishte në diskotekën “La Casa Loca”, në provincën e Bergamos, duke qenë një ndër të ftuarit VIP. Një ditë më pas ai është shfaqur në Pinetina, siç shaihet edhe në foto, me të njëjtën fanellë si në diskotekë.

Spalletit me siguri që nuk po i pëlqen aspak sjellja e belgut jashtë fushave. /Koha Jonë/