E pazakontë/ Në 49 raste që ai shënon, ekipi i tij nuk humbet

James Milner, shënoi mbrëmë emrin në librat e artë të Premier League-s, me penalltinë e shndërruar në gol ndaj Crystal Palace. Lojtari i Liverpoolit, u bë i pari që shënon plot tetë 11-metërsha radhazi.

Por, një tjetër rekord interesant për Milner është se sa herë që ai shënon, skuadra e tij nuk humbet. Në 49 gola që ai ka shënuar në Premier League, skuadra ku ai ka qenë duke luajtur, ka fituar 39 ndeshje, ndërsa 10 të tjera janë mbyllur në barazim.

Ky rekord ka nisur në vitin 2002, kur atëherë 16-vjeç, Milner shënonte për ekipin e Lids United kundër Sunderlend dhe ekipi tij fitonte 2-1.