Doli kundër shqiponjës së Shaqirit, Liverpooli largon futbollistin serb

Xherdan Shaqiri u transferua gjatë kësaj vere te skuadra e Liverpoolit. Futbollisti shqiptar u përshtat menjëherë te skuadra e re dhe trajneri Klop po e llogarit si titullar të padiskutueshëm. Megjithatë, jo të gjithë kanë qenë të lumtur me transferimin e kosovarit.

Futbollisti  serb Marko Grujic ka bërë një gjest që i ka kushtuar të ardhmen. 22-vjecari i ka dhënë like një komenti në Instagram, ku kërkohej të hiqej fotoja ku Shaqiri festonte me shqiponjë pas golit që shënoi ndaj serbëve në Botëror.

Ndër të tjera në koment, thuhej se Kosova është Serbi dhe ju bëhej thirrje edhe tifozëve të tjerë serb të raportonin këtë foto. Kjo sjellje e serbit nuk ju ka pëlqyer drejtuesve të Liverpuli, që për të evituar përplasjet në ekip e kanë huazuar lojtarin në Gjermani, te Hertha Berlin.