1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër…. Gënjeshtër

Nga Andi Bejtja –

1 milion shqiptare nuk kane lexuar asnjë libër…. Gënjeshtër

Pyetja që i vinte më në vështirësi të ftuarit ne emisionin “Koalidim” në IN TV, nuk ishte as pyetja mbi pasurinë, as mbi aferat personale, por pyetja cili është libri fundit që keni lexuar…

Konkluzioni se mbi 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjëherë asnjë libër ka dalë me pyetje të lira dhe me vullnet të lire të intervistuarit….

E mendoni tani sa persona mund të kenë gënjyer nga sikleti….Unë them janë jo 1 milion, po rrezik 2 milionë a me shumë.

A i keni parë ca pasanikë që shkojnë nëpër librari dhe nuk kërkojnë tituj librash, po thjesht kopertina të bukura se i blejnë librat për zbukurim.

Prandaj, kjo është Shqipëria që meritojmë, prandaj vriten njerzit për një pule, për një gërvishtje makine, prandaj përplaset treni i vetëm që kalon një herë në ditë me makinën, prandaj ke prenotuar pushime dhe kur shkon të thotë pronari hotelit e zura, se me erdhi një tjetër në darkë, prandaj dashuri platonike quan kur merr lekë pasi bën seks, prandaj e voton një Kryeministër kur të kërkon vetëm timonin pa të bërë asnjë premtim tjetër…etj etj…etj …

Ndoshta ka ardhur koha që leximi i dy apo tre librave në vit të futet në Kushtetute…

Hajde hani mish dhe shkoni bëni check up falas…