Wynona Ryder është e martuar me Keanu Reeves prej 26 vjetësh

Kanë kaluar 26 vite nga dalja e filmit ‘Dracula’, i Francis Ford Coppola.

Gjatë një interviste, Winona Ryder ka rrëfyer se është e bindur se gjatë xhirimit të filmit, ajo dhe bashkë-protagonisti Keanu Reeves janë martuar me të vërtetë.

Aktorja ka kujtuar se për të filmuar skenën e dasmës mes personazheve Mina Murray dhe Jonathan Harker, regjisori punësoi një prift të vërtetë, i cili drejtoi çiftin derisa thanë ‘po’.

Winona Ryder dhe Keanu Reeves janë impenjuar këto ditë me promocionin e një filmi të ri me titull “Destination Wedding”, (Destinacion dasma), një komedi romantike, ku interpretojnë dy të ftuar në dasëm.

E përsa i përket martesës, aktorja kujton: “Ju betohem në Zot se ne jemi martuar vërtetë. Në atë skenë Francis ka përdorur një prift të vërtetë, xhiruam sekuencën duke bërë një ceremoni të vërtetë, ndaj mendoj se jemi vërtet të martuar”.

Aktorja kthehet dhe pyet Keanu Reeves: “Nuk të kujtohet?”

Si të mos mjaftonte shton: “Ishte në ditën e Shën Valentinit!”

Dhe aktori reagon kështu: “O Zot! Është e vërtetë! Jemi të martuar!”