VIDEO E RE/ Momenti i shembjes së urës Morandi (KUJDES)

Për shumë vite, shumë njerëz kishin qenë të shqetësuar se ura Morandi do të shembej herët a vonë. Qytetarë, arkitektë dhe inxhinierë kishin folur publikisht, siç kishin folur fshehurazi një ose dy politikanë lokalë.

”Guardia di Finanza”, ka publikuar sot pamje të reja të shembjes së urës Morandi, pjesë e autostradës A10 më 14 gusht.Pamjet janë filmuar nga disa kamera sigurie të vendosura nën urë.

Në video shihet pjesa dalëse e ishullit ekologjik, në rrugën ku është edhe kapanoni i fabrikës së riciklimit i shtypur nga rënia e urës.

42 persona humbën jetën në tragjedinë e Genovas, ndërsa qindra të tjerë u zhvendosën. Mes viktimave ishin edhe 2 shtetas shqiptarë që atë ditë në orën 11:50 po shkonin bashkë në punë.