Petrit Vasili: Të ngrihemi kundër maskarallëkut shtetëror të rilindjes

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili bën apel për reagim popullor ndaj qeverisë dhe politikave koncesionare të qeverisë. Në një shënim në Facebook, Vasili i referohet zhvillimeve në Itali, ku pas tragjedisë në Urën Morandi, partitë politike po bëjnë thirrje për mos bindje civile dhe mos pagesë të taksave.

“Mosbindja civile është legjitime dhe më pakta në Shqipëri përpara kësaj poshtërsie që i behet qytetareve të varfër dhe të vobektë shqiptar. Kur Italia e pasur i ka koncesionet gur në qafë dhe po i anulon këto koncesione mendoni këta hajdutet tanë të qeverise që duan ti vënë gjithandej”,- deklaron kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

“Italia gati për mosbindje civile për koncesionet e autostradave, ndërsa rilindja në Shqipëri dhunoi kukësianët ….

Drejtuesi i partisë 5 Yjet, që qeverisë Italinë, Bepe Grillo deklaron mosbindje civile për të mos paguar autostradat në Itali dhe se do të jetë vetë në rreshtin e parë të mosbindjes civile.

Po hajdutët e deklaruar botërisht të qeverisë shqiptare duke filluar nga kryeministri ç’bëjnë. Rrahën kukësianët për Rrugën e Kombit dhe deklaruan se do të vënë pagesën edhe për rrugët e tjera.

Mosbindja civile është legjitime dhe më pakta në Shqipëri përpara kësaj poshtërsie që i behet qytetareve të varfër dhe të vobektë shqiptar.

Kur Italia e pasur i ka koncesionet gur në qafë dhe po i anulon këto koncesione mendoni këta hajdutet tanë të qeverise që duan ti vënë gjithandej.

Lexoni vete ç’thotë Bepe Grillo:

“Ne, baballarët dhe gjyshërit tanë i kemi paguar autostradat. Kostoja e tyre është amortizuar prej vitesh. Në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani, autostradat janë falas.

Në këto vende, në mënyrë legjitime, qytetarët i përdorin pa i paguar dy herë. I kanë financuar sërish, sepse janë të tyret tashmë.

Në Itali, autostradat u janë dhuruar koncesionarëve si “Benetton”, që fitojnë miliarda euro pa asnjë risk dhe pa investime kapitale”

Nuk kemi paguar taksa për dekada me rëdhë për të pasuruar “Benetton”-in dhe ortakët e tij. Për autostradat e reja, diskutimi është tjetër. Kush do koncesion, të paguajë nga paratë e veta”, thotë Grillo.

Të ngrihemi në këmbë kundra maskarallëkut shtetëror të rilindjes, mosbindja civile është më e pakta”.