Të rinjtë e LRI sfidojnë shiun në Jalë (VIDEO)

Ka nisur sot dita e parë e kampingut pesë ditor të të rinjve të LRI-së në Jalë. Kampingu është konceptuar si një akademi verore, ku veç argëtimeve të rinjtë kryejnë bashkëbisedime dhe seminare për lidershipin dhe qeverisjen.

Megjithëse mbrëmja e sotme në bregdetin e Jalës ka qenë me reshje shiu, të rinjtë kanë sfiduar motin duke krijuar një atmosferë festive.

Pjesë e atmosferës festive janë bërë dhe deputetët e LSI; Floida Kërpaçi, Klajda Gjosha dhe Endrit Braimllari

Për më shumë ndiqni videot më poshtë.