Shaqiri i bën dhuratë kritikut të tij më të madh: Mos e kthe mbrapsht!

Xherdan Shaqiri i ka dërguar dhuratën ish-mbrojtësit e Manchester United, Gary Neville, i cili është kritiku më i madh i futbollistit shqiptar, që kur ai nënshkroi me “The Reds”.

Neville humbi një bast me Jamie Carragher, një ish-futbollist të famshëm të Liverpoolit, me të cilin bën rolin e analistit komentatorit sportiv në Sky Sports e për rrjedhojë duhet të veshë fanellën e të kuqve.

Xherdan Shaqiri, përfitoi nga ky rast duke i dërguar fanellën e tij me numër 23,  ku kishte lënë edhe një mesazh thumbues: “Fansit tim numër 1, Gary-t. Të lutem, mos e kthe mbrapsht.”

Mbetet për t’u parë nëse Neville do ta ulë “hundën” para kësaj sfide, pasi që kur Shaqiri firmosi për Liverpoolin, ai nuk i ka kursyer kritikat, madje duke e tepruar me komentet e tij kundër shqiptarit.