Sarrin e bëjnë hero tek Chelsea, Morata: Me Conten luanim vetëm me topa të gjatë!

Kanë mjaftuar vetëm dy ndeshje zyrtare, që në Londër Maurizio Sarri të bëhet hero. Jo vetëm për faktin që Chelsea ka marrë pikët e plota, por edhe se tashmë tifozët kënaqen me spektaklin që shijojnë dhe lojtarët argëtohen duke luajtur futboll.

Këtë më së miri e përshkruan Alvaro Morata, sulmues spanjoll që iu bashkua Chelsea-t verën e kaluar, i kërkuar me ngulm nga ish trajneri Antonio Conte, por që në sezonin që lamë pas, nuk arriti të lërë gjurmë.

“Pavarësisht se është folur për largimin tim, nuk e kam menduar kurrë, pasi dua t’i bind të gjithë te Chelsea. Mënyra e lojës e Sarrit është e jashtëzakonshme dhe mendoj se na përshtatet në perfeksion. Me Conten duhet të luaja vetëm me shpinë nga porta dhe të mbroja topin, pasi më vinin vetëm topa të gjatë dhe të ngadaltë. Tashmë ka një tjetër ritëm , pasi mund të luaj me një takim, të sulmoj hapësirat dhe të kap krosimet e ardhura në zonë. Argëtohem më shumë dhe jam më të mirën”, deklaroi Morata.