Rriten shitjet e ”celularëve budallenj”

Shitjet e “telefonave budallenj” (ata që shërbejnë vetëm për thirrje dhe marrje telefonike) janë rritur ndërsa gjithnjë e më shumë njerëzit po përpiqen që tëlargohen nga “smartphone”-t dhe mediat sociale. Sipas “Daily Mail”, është rritur me 5% shitja e celularëve që thjesht bëjnë dhe marrin telefonata, që nuk kanë internet ose aplikacione. Celularë si Nokia 8110 janë të përhapur tek të moshuarit, të cilët duan një pajisje të lehtë për t’u përdorur. /Daily Mail/