Rëndohet trafiku në Berat, me orë në radhë për pelegrinazh në malin e Tomorrit

Ka nisur me trafik të rënduar qarkullimi sot në qytetin e Beratit. Ardhja e emigrantëve dhe e turistëve ka bërë që e vetmja rrugë hyrëse dhe dalëse të mos e përballojë dot fluksin. Për pasojë janë bllokuar edhe rrugët dytësore.

Por ky bllokim i mjeteve me disa orë në radhë ka ndodhur edhe për shkak se një numër i madh pelegrinësh kanë udhëtuar në drejtim të Malit të Tomorrit, aty ku dhe ka nisur pelegerinazhi katër-ditor.

Gjendja më e rënduar ka qenë në hyrje të qytetit në Kombinat deri në dalje në Uznovë.

©